Aktualitet

"Thamë se ishte tërmet dhe u fundos pallati", banorët e Sarandës në panik pas shpërthimit me tritol të hotelit

Shkruar nga Liberale
"Thamë se ishte tërmet dhe u fundos pallati", banorët e

Një shpërthim i fortë ka tronditur Sarandën sot rreth orës 06:00 të mëngjesit. Një hotel tre katësh është hedhur në erë me eksploziv, ndërsa si pasojë janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por banorët kanë treguar se shpërthimi ka shkaktuar panik dhe frikë tek të gjithë. Ata tregojnë se kanë menduar se ishte tërmet dhe se po shembej pallati i tyre.

“Ç’faj kemi ne! Thamë se ra pallati, thamë se u fundos pallati”, ka thënë njëri prej banorëve.

“Ne thamë se gjëmoi”, shprehet një çift.

“Thamë se ishte tërmet, po shpëtuam”, thotë një banore tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH