Globi

Thaçi e dekreton për kryeministër, Kurti nuk i shkon në takim

Shkruar nga Liberale
Thaçi e dekreton për kryeministër, Kurti nuk i shkon në

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar Albin Kurtin për postin e kryeministrit të Kosovës, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në takim me kreun e shtetit.

Përveç me letër, sipas Koha.net, Presidenca e ka ftuar për dekretim Kurtin edhe nëpërmjet telefonit.

Dekreti i presidentit do të përcillet te kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili zyrtarisht njoftohet për emrin e mandatarit të propozuar.

Pas këtij veprimi i mbetet Konjufcës që ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit ku mund të votohet Qeveria nëse në afatin prej 15 ditësh, Kurti siguron një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH