Globi

Thaçi do të intervistohet në Hagë edhe gjatë së enjtes

Shkruar nga Liberale
Thaçi do të intervistohet në Hagë edhe gjatë së

Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në ditën e tretë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales në Hagë.

Ashtu si ditët e tjera, Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh, ndërsa mësohet se do të vazhdohet edhe nesër me intervistimin.

Për ta përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para Speciales në Hagë sot kanë qëndruar përsëri shumë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH