Aktualitet

Testohen për drogë 150 efektivë në Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe Durrës

Shkruar nga Liberale
Testohen për drogë 150 efektivë në Tiranë, Elbasan,

Nuk është konfirmuar ende nëse nisja e testit të drogës pranë forcave Shqiponja dhe policive vendore në Tirane, Lezhë dhe Elbasan ka lidhje me dyshimet konkrete se pikërisht pranë këtyre drejtorive mund të ketë oficerë që janë përdorues të lëndëve narkotike.

Në fakt, ndonëse u lidh një marrëveshje me një laborator në Tiranë bazuar në kërkesën e drejtorit të përgjithshëm dhe premisës se ky proces do të eliminoje akuzat ndaj policisë së shtetit, prej 7 vitesh është në fuqi ligji që parashikon jo vetëm rekrutimin në polici duke u bazuar edhe në këtë test, por nënshtrimin e vazhdueshëm ndaj kontrolleve.

Disa oficerë u ekspozuan dhe u vunë nën hetim në dosje të shpërndarjes së drogës gjatë vitit të fundit dhe kjo solli alarmim te shërbimit te brendshëm dhe ankesave qe gjate korrikut 2021 sugjeroi kontrollin e tyre. Deri më tani i janë nënshtruar testit antidrogë 150 oficerë që janë njoftuar nga eprorët e tyre për kontrollin beftë që do të kryhej. Megjithatë, nuk ka ende përgjigje mbi rezultatet , ndërkohë që gjithashtu nuk bëhet i ditur se çfarë protokolli ndiqet gjatë testit antidrogë./TCH

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH