Aktualitet

“Testimi i virgjërisë”, vepër penale në Kosovë/ Haxhiu: Nuk ka lidhje me fenë

Shkruar nga Liberale
“Testimi i virgjërisë”, vepër penale në

"Testimi i virgjërisë”, llogaritet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, ku miratoi ndryshimet e reja në Kodin Penal.

Ministria e Drejtësisë, përmes së cilës kanë kaluar ndryshimet në këtë kod, konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasiqë kërkimi i tij shkel të drejtat themelore.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale 'Testimi i virgjërisë', kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhej ndër të tjera.

Ndërkohë, në një intervistë për Euronews, ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tha se vendimi erdhi pas raportimeve nga mjekësia ligjore, se shumë njerëz bëjnë ende testime të virgjërisë.

Në përgjigje të deklaratës së aktivistit Altin Hazizaj, që e lidhi testin e virgjërisë më ndikimin e madh të fesë në Kosovë, ministrja Haxhiu u shpreh se testi i virgjërisë bëhet edhe në Shqipëri dhe nuk ka lidhje me fenë.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për të mbrojtur gratë”, tha Haxhiu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH