Aktualitet

Testi i shpejtë, Dervishi: Të kryhet në 5 ditët e para të simptomave

               Publikuar në : 20:16 - 04/12/20 liberale

Nga dita e hënë do të nisë aplikimi i testeve të shpejta në kryeqytet. Specialistja e Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi e ftuar në studion e A2 CNN deklaroi se kushti i vetëm i aplikimit të tyre është të kryehen brenda 5 ditëshit të parë të simptomave.

“Testi i shpejtë kryhet brenda 5 ditëve nga fillimi i shenjave dhe ka të njëjtën siguri si testet e tjera, por vetëm me kushtin që të kryhet brenda 5 ditëshit të parë të simptomave. Ky test i shpejtë i njohur nga OBSH ka një efikasitet 100%, nuk ka dyshime për diagnozën”, tha ajo.

Ajo tha se janë 100 mijë teste të shpejta antigeni dhe do të jetë mjeku i familjes dhe urgjenca 127, që do të referojnë kryerjen e testimit në pikat e paracaktuara.

“Janë 100 mijë teste të shpejta janë antigeni për diagnozë dhe në këtë rast do të jetë mjeku i familjes apo 127 që do të referojnë për kryerjen e testimit me teste të shpejta në pikat e paracaktuara. Çdo person që ka shenja dhe simptoma t’i drejtohet mjekut të familjes nëse jemi brenda 5 ditëve nga dita e parë e shenjave dhe simptomave, nëse kemi më shumë se 5 ditë do të mbetemi te tamponi dhe PCR”, u shpreh Dervishi, duke shtuar se ky test kryhet brenda 30 minutave.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back