Kronikë

Terrorizuan me armë zjarri Korçën, policia sqaron ngjarjen: Konflikt mes dy familjeve

Shkruar nga Liberale
Terrorizuan me armë zjarri Korçën, policia sqaron ngjarjen:

Policia e Korçës ka sqaruar konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri në ajër.

Identifikohet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, bashkëpunëtor me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, për kanosjen e shtetasit F. R. dhe të babait të tij.

24-vjeçari duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa shtetasve, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga shtetasin M. S., 24 vjeç.

24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, shtetasit M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht shtetasin F. R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve, shtetasi M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi i arrestuar M. S., aktualisht ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Vijon puna për kapjen e shtetasve M. D. dhe Dh. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH