Sport

Terror në Bruksel, vriten dy tifozë suedezë, ndërpritet ndeshja

Shkruar nga Liberale
Terror në Bruksel, vriten dy tifozë suedezë, ndërpritet

Përgjaket futbolli. Dy tifozë suedezë, të cilët kishin udhëtuar deri nê Beuksel për të ndjekur kombëtaren e tyre kundër Belgjikës, mbetën viktima e të shtënave të ndodhura në Bruksel.

Në pamjet e marra nga një banor i zonës, shihet një burrë me xhaketë portokalli fluoreshente dhe helmetë të bardhë, me kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke ikur me sa shihet, pasi ka qëlluar në një sallë dhe ka goditur dy persona në një taksi.

Tifozët u mbajtën në stadium ndërsa oficerët e armatosur kërkuan sulmuesin e dyshuar - i cili ende nuk është gjetur. Të shtënat ndodhën rreth 5 km nga stadiumi King Baudouin me 50,000 vende, pak pas orës 20:00 me orën lokale - rreth 45 minuta para fillimit të ndeshjes.

Menjëherë pas kësaj, një burrë që pretendonte se ishte i armatosur u shfaq në mediat sociale në një video në të cilën ai pretendonte se ishte anëtar i Shtetit Islamik (IS) dhe një "luftëtar për Allahun". Ai gjithashtu pretendoi se e kishte kryer sulmin në "hakmarrje në emër të muslimanëve".

Viktimat ishin të tifozë me fanellat të Suedisë dhe me siguri ishin nisur për në stadiumin Heysel. Me ta ishte dhe një bashkatdhetar i tyre, i cili mbeti i plagosur.

Të shtënat vijnë në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

Pasi mësuan lajmin tragjik, lojtarët suedezë kërkuan të mos dilnin në fushë për pjesën e dytë dhe pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatat përkatëse të futbollit dhe autoritetet lokale, ndeshja u pezullua me rezultatin 1-1. Me marrjen e vendimit, publikut iu kërkua që të qëndronte brenda stadiumit, për të mos rënduar një situatë delikate përsa i përket rendit publik.

Poll
SHQIPENGLISH