Aktualitet

Tërmeti/ Vajza betohet për nënën dhe vëllain e vdekur: Padrejtësinë..

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Vajza betohet për nënën dhe vëllain e vdekur:

Mes 51 vitkima të tërmetit janë edhe dy anëtarët e familjes Cuka, nënë e bir Fatmira dhe Sardi Cuka duke lënë pas Bujarin, kryefamiljarin dhe vajzën Egi Cuka.

Dy të mbijetuarit e familjes Cuka po vuajnë largimin e dy anëtarëve tjetër të familjes së tyre, që u shuan nën rrënoja të martën e 26 nëntorit në një nga pallatet e Thumanës.

Sipas Bujarit dhe Egit faji është i institucioneve shtetërore. Babë e bijë kanë dhënë një intervistë për “Klan Kosovën” ku pohojnë se pas tërmetit të 21 shtatorit 2019, ata qëndruan në banesën e tyre pasi përfaqësues të institucioneve shtetërore u thanë atyre që shtëpia e tyre është e sigurt dhe nuk ka probleme.

‘Unë këtë gjë dua ta çoj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta çoj deri në fund që ata persona që kanë qenë aty dhe kanë thënë që pallati ka qënë i banueshëm duhet të ndëshkohen.”- ka thënë Egi.

E nga ana tjetër Bujari, kryefamiljari shprehet se nuk dëshiron të shohë më ekspertët apo punonjësit e bashkisë pranë shtëpisë së tij: "Pse duhet të vish ti këtu. Ti e di që shtëpia ime ka qënë e pabanueshme që në atë kohë. Pse më vjen këtu ti mua?".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH