Aktualitet

Tërmeti/ Universiteti i Durrësit: Pezullohet mësimi deri më 6 dhjetor

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Universiteti i Durrësit: Pezullohet mësimi deri më

Rektorati i Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës njofton se për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodhen qytetarët dhe humbjes së njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).

"Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht", shkruhet në një postim në faqen e Universitetit në Facebook. 

Postimi i Universitetit të Durrësit:

Duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve, Rektorati i Universitetit "Aleksandër Moisiu" ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).

Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht.

Ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni komunikimet tona direkte në Facebook, Instagram, Webpage si dhe të monitoroni çdo ditë e-mailet personale.

Inkurajojmë stafin dhe studentët të vijojnë veprat e mira në nevojë të qytetarëve. Qofshi mirë... dhe mos harroni që harku i ndritshëm i ylberit do të shkëlqejë sërish.

#UAMD/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH