Aktualitet

Tërmeti/UKD: Banorët mund të pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/UKD: Banorët mund të pezullojnë kontratat e

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar të gjithë abonentët, që janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, se mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD.

Pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit.

Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH