E para që ka ofruar ndihmë për të qenë afër shqiptarëve në këtë ditë të vështira, pas tërmetit të fuqishëm 6.3 ballë, ka qenë Kosova.
Ushtria e Kosovës është nisur drejt vendit tonë, për të asistuar në zonat më problematike të goditura nga tërmeti.
“Faleminderit Republikës së Kosovës!”, shkruan Meta, teksa shpërndan në rrjetet sociale një foto të ushtrisë kosovare./Gazeta Liberale