Aktualitet

Tërmeti tragjik në Turqi, Rama: Mbërrin në Stamboll ekipi i dytë i ndihmës nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale
Tërmeti tragjik në Turqi, Rama: Mbërrin në Stamboll ekipi i

Ka mbërritur grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës kërkim-shpëtim, të cilët do u vijnë në ndihmë Turqisë pas tërmetit të fuqishëm. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama.

"Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim - shpëtimit. Foto pak minuta përpara zbritjes në terren"- shkroi Rama.

Kujtojmë që Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja.

46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami dha Turqia në konferencën e donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë” që Komisioni Evropian organizoi për ringritjen e vendit tonë dhe që mblodhi në total 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH