Aktualitet

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, kryeministri Rama shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare

Shkruar nga Liberale
Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, kryeministri Rama shpall 13

Qeveria shqiptare ka vendosur të solidarizohet me vendet e prekura nga tërmeti, duke e shpallur ditën e hënë ditë zie kombëtare. Kryeministri Edi Rama tha se 13 shkurti shpallet në Shqipëri ditë zie, në shenjë solidariteti për tërmetet në Turqi dhe Siri.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”, tha Rama.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH