Aktualitet

Tërmeti/ Situata e rëndë, nisen skuadra speciale nga Italia e Greqia

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Situata e rëndë, nisen skuadra speciale nga Italia e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën në vend, krijuar nga tërmeti fuqishëm.

Ai ka bërë thirrje për kurajo, durim dhe solidaritet, ndërsa ka bërë të ditur se avionë me skuadra speciale janë nisur nga Italia dhe Greqia.

Rama shkruan më tej se ka marrë mbështetje nga Turqia dhe Franca.

”Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

Kontaktet vazhdojnē intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, shkruan Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH