Aktualitet

Tërmeti shkatërrues/ Putin ofron mbështetje për Turqinë dhe Sirinë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti shkatërrues/ Putin ofron mbështetje për Turqinë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë mesazhe ngushëllimi dhe ka premtuar ndihmë si për Turqinë ashtu edhe për Sirinë, pas tërmeteve të sotëm që kanë vrarë më shumë se 1900 persona.

AFP news ka raportuar se, Putin i ka thënë presidentit sirian, Bashar al-Assad se: "Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore".

Ndërsa në një mesazh drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Putin i kërkoi atij të "përcillte fjalë ngushëllimi dhe mbështetjeje të sinqertë" për familjet e viktimave dhe tha se Rusia ishte "e gatshme të ofrojë ndihmën e kërkuar". 

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.8 ballë në orët e para të ditës së hënë ka prekur Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Pas lëkundjeve të para, pati edhe dhjetëra lëkundje të tjera, duke përfshirë veçanërisht një të fortë, me magnitudë 7.5 ballë, rreth orës 1:30 çka solli një përkeqësim edhe të mëtejshëm të gjendjes. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH