Aktualitet

Tërmeti/ “Rasti dramatik i Sadije Kajës, i kalon kufijtë e fantazisë”

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ “Rasti dramatik i Sadije Kajës, i kalon kufijtë e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar në rrjetet sociale rastin e Sadije Kajës, e cila jeton në zonën e plazhit në Durrës.

Boçi shkruan në postimin e tij se rasti i Sadijes kalon çdo fantazi, pasi ajo po përballet e vetme me vështirësitë që i shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Sadije Kaja jeton vetëm me djalin e saj, i cili është me statusin invalid, ndërsa bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta vite më parë.

Ish-deputeti i PD, shkruan se qeveria nuk i ka dhënë asnjë ndihmë Sadijes, pasi dhe pse pallti i saj është i dëmtuar nga tërmeti, askush i ka ofruar një zgjidhje.

Postimi i plotë

COPËZA DRAME

Rasti dramatik i Sadije Kajës në zonën e plazhit, i kalon kufijtë e fantazisë.

Me bashkëshortin e larguar nga kjo jetë vite me parë dhe me djalin paraplegjik, ajo nuk di tashmë ku të fusë kokën.Tërmeti e ka nxjerrë jashtë shtëpisë së blerë me borxhe, në një prej pallateve të dëmtuara rëndë në zonën e plazhit, e askush nga pushteti nuk i ka ofruar zgjidhje. Mes lotësh tregon dramën e vet dhe foton e të birit, i cili ka nevojë për ambient të dedikuar e kujdes permanent.

Sadija kërkon që gjendja e saj të bëhet publike, me shpresë që shteti i kalbur i Ramës të vihet në lëvizje.

Ndërkohë afër saj, deputeti i PS Sadri Abazi i patrazuar, hiqte katet shtesë të Hotelit luksoz për të fshehur krimin ndërtimor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH