Aktualitet

6 mln $ për të prekurit nga tërmeti, Rama: Jo më leje ndërtimi pa policë sigurimi

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një deklarate për mediat, vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë në funksion të ardhjes në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti 5.8 ballë që goditi vendin pasditen e 21 shtatorit. Rama tha se ka pasur mjaft solidaritet nga vendet fqinje dhe ato të BE, ndërsa shtoi se rindërtimi i objekteve të dëmtuara do të bëhet nga fondet e qeverisë shqiptare dhe ndihmat e ofruara nga vendet partnere. Duke theksuar se objektet shumëkatëshe në kryeqytet e kaluan provën e tërmetit, kryesisht ato të reja, ndërsa të dëmtuara janë ndërtesat e vjetra dhe shtesat në pallate, Rama tha se nuk do jepene më leje ndërtimi pa policë sigurimi. Kryeministri renditi edhe lehtësirat për familjet banesat e të cilave janë dëmtuar nga lëkundjet sizmike.

"Do të përshpejtohen lejet e ndërtimit për objektet e dëmtuara nga tërmeti në 5 ditë. Do sigurohemi që ashensorët garantojnë sigurinë pas tërmetit. Të prekurit nga tërmeti nuk do paguajnë taksë për infrastrukturën. Dëmet janë shënuar në godinat e vjetra dhe në ato ku ka pasur shtesa. Do të përshpejtojmë ndërtimin e godinave të dëmtuara të tërmeti. OSHEE do të zerojë detyrimin e familjeeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie. Që do të thotë se për të gjitha ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100% ajo tarifa që paguhet edhe kur ti nuk je aktualisht në banesë. Për familjet e tjera, nisur nga shkalla e dëmtimit, do ketë ulje të shkallëzuar. Ky është një lehtësim dhe shprehje solidariteti me familjet që u prekën seriozisht dhe të cilat duhet të bëjnë durim deri kur të futen në shtëpinë e rindërtuar. Kemi kryer të gjithë inventarin. Do ta ndajmë me partnerët në një mënyrë shumë të organizuar, ku kontributet e partnerëve do të specifikohen. Rindërtimi do të jetë në kohë dhe cilësi", u shpreh Rama.

"Siguracion edhe për pallatet"

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do miratohet asnjë leje ndërtimi pa policën e sigurimit nga ndërtuesi. "Leja e ndërtimit për godina kolektive, do të lidhet me sigurinë. Nuk do jepet më leje ndërtimi pa policën e sigurimit që duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët. Duhet ta depozitojë investitori, apo kërkuesi i lejes, apo dhe detyrimi për kompanitë e sigurimit që të garantojë zbatimin e saktë dhe pa shkelje të lejes".

Plasaritjet dhe godinat e ndara

"Nuk ka asnjë rrezik momental. Ekzaminimet do të bëhen deri në fund. Rezulton se plasaritjet e dukshme janë sipërfaqësore dhe nuk ka prekje të strukturave. Te godinat ndarëse, janë rezultat i fugave sizmike, për të ndarë intensitetin e goditjes. Po shohim me seriozitet katër goditje në Kombinat. Kanë kaluar 3 tërmete. Janë përforcuar pas tërmetit në vitet 70 dhe është shumë e rëndësishme të bëjmë një ekzanimim të hollësishëm".

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH