Aktualitet

Tërmeti/Qeveria jep 500 mln lekë për ndërtesat e dëmtuara në 2 bashki

               Publikuar në : 18:38 - 17/06/20 liberale

Qeveria ka miratuar një fond prej rreth 500 milion lekësh, për rikonstruksionin e banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Fondi përkatës sipas vendimit të qeverisë, i miratuar këtë të mërkurë do të do të shkojë për bashkinë e Kamzës dhe të Kavajës.

Më konkretisht, për Bashkinë e Kamzës shkojnë rreth 163 mln lekë, ndërsa pjesa tjetër për atë të Kavajës. Vendimi i miratuar sot hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe dy bashkitë përkatëse.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back