Aktualitet

Tërmeti/ Pezullohet sërish mësimi në 3 qarqe, deri në 5 dhe 9 dhjetor

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Pezullohet sërish mësimi në 3 qarqe, deri në 5

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur vendimin e fundit për nisjen e mësimit në shkolla.

Kështu, në qarkun e Durrësit, procesi mësimor është pezulluar deri më 9 dhjetor, ndërkohë që në qarkun e Tiranës dhe Lezhës, mësimi do të pezullohet deri më 5 dhjetor.

 “Mësuesit do të dalin në punë para nxënësve. Sot me propozimin tim Këshilli i Ministrave mori këtë vendim:

Në qarkun Durrës, bashkitë Krujë, Durrës dhe Shijak mësimi mbetet i pezulluar deri më datë 9 dhjetor, e hënë.

Në qarqet Tiranë që përfshin bashkitë, Tiranë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, dhe në qarkun Lezhë që përfshin bashkitë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor që është e enjte, por ruajmë mundësi që ta shtyjmë edhe për disa ditë në rast se sigurohemi që jo të gjitha shkollat janë në gjendje të mirë.

Njoftimi nëse do shtyjmë mësimin e bëjmë një ditë para, pra me datë 4 dhjetor.

Në të gjitha qarqet e tjera mësimi rifillon normalisht.

Këtu dua të nënvizon edhe dy shkolla në Elbasan, që kanë një numër të vogël nxënësish dhe do të transferohen në shkollat e afërta.

Ky vendim vlen vetëm për nxënësit, mësuesit do jenë në punë që nesër”, theksoi ajo./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH