Aktualitet

Tërmeti/ Pas marrjes së detyrës, Olsian Çela shkon në Durrës

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Pas marrjes së detyrës, Olsian Çela shkon në

Një ditë pas marrjes së detyrës si Kryeprokuror, Olsian Çela ka shkuar në Durrës për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti, për të parë nga afër hetimet për ndërtesat e shembura.

Ditën e djeshme, Çela bëri edhe premtimin e parë si kryeprokuror, për të hetuar mbi çështjen e tërmetit, pasi sipas tij njerëzit duan drejtësi.

“Vendi po përballet me një krizë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Përgjigja që duhet të japë prokuroria në rastin konkret duhet të spikasë në raport me institucionet e reja. Sot njerëzit kërkojnë drejtësi. Sot kërkohet që të bëhen gjëra konkrete. Në këtë fatkeqësi për vendin, njerëzit presin nga ne që të vihet drejtësi në vend. Jam i bindur që do të bëjmë një punë të mirë. Çdo gjë nuk shkon vaj, ndryshimet janë pozitive. Kam besimin që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë”, tha Olsian Çela./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH