Showbiz

Tërmeti/ Noizy: Qëllova mes rrënojave me mamin e motrën shtatzënë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Noizy: Qëllova mes rrënojave me mamin e motrën

Gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuara, Noizy ka folur për tërmetin e 26 nëntorit duke u shprehur se e ka përjetuar shumë keq.

Ai tregoi se ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH