Globi

Tërmeti në Turqi, shkon në 91 numri i jetëve të humbura

Shkruar nga Liberale
Tërmeti në Turqi, shkon në 91 numri i jetëve të humbura

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë ka shkuar në 91, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të plagosurve është 994, prej të cilëve 839 kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme ndërkohë që 155 të tjerë ende vazhdojnë trajtimin.

Më herët gjatë ditës, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum tha se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58.

Të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.

Deri më tani, 106 persona janë nxjerrë nga rrënojat ndërsa e fundit ishte 3-vjeçarja, Elif Perinçek, e cila u shpëtua 65 orë pas tërmetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH