Aktualitet

Tërmeti në Turqi/ Basha: Lutjet tona janë me familjet e viktimave

Shkruar nga Liberale
Tërmeti në Turqi/ Basha: Lutjet tona janë me familjet e viktimave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për viktimat nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

Në një postim në Twitter Basha shkruan se mendimet dhe lutjet shkojnë për gjithë familjarët e viktimave.

“Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.

Deri tani ka shkuar numri i viktimave në 21, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për personat e mbetur nën rrënoja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH