Aktualitet

Tërmeti ndryshon buxhetin e 2020, përfshihet fondi për rindërtimin

Shkruar nga Liberale
Tërmeti ndryshon buxhetin e 2020, përfshihet fondi për

Qeveria do të ndryshojë projektbuxhetin e vitit të 2020, pasi në të do të përfshihet edhe fondi për rindërtimin e banesave, pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Në buxhetin 2020 do ta kalojmë në parim, por ai do të ndryshohet nen për nen sepse po e them zyrtarisht kryeministri ka vendosur që të përfshijë fondin e rindërtimit në buxhet. Pasi ky fond të jetë përcaktuar atëherë buxheti do të ndryshohet gjatë diskutimeve nen për nen”, tha Ahmetaj.

Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se do të shkurtohen investimet publike, si dhe shpenzimet korrente, ku përfshihen shpenzimet pë personelin, shpenzimet e pushtetit vendor, investimet etj.

“Kemi identifikuar disa projekte të cilat mund të shtyhen me një vit për të krijuar hapësirë që të financojmë programin e rindërtimit”, tha Denaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH