Aktualitet

Tërmeti/ Meta nga Kalaja e Krujës: Të merren menjëherë masa

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Meta nga Kalaja e Krujës: Të merren menjëherë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në "Facebook" disa foto nga vizita e tij ditën e sotme në Kalanë e Krujës e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai shkruan se duhen marrë masa të menjëhershme për riparimin e tyre dhe se puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund.

"Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t'u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë.

Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund! ??", shkruan Meta. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2658225364223720/2658224300890493/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH