Aktualitet

Tërmeti/ "Merrni masa", Meta reagon pas deklaratës së profesorit grek

Shkruar nga Liberale

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një shkrim të "Balkanweb", ku Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut i bën thirrje autoriteteve që të krijojnë sisteme mbrojtëse të posaçme pas tërmetit të 26 nëntorit, në mënyrë që të mos përsëritet sërish tragjedia.

"Një këshillë e vlefshme që duhet dëgjuar!", shkruan Meta teksa poston shkrimin.

Ndërsa profesori u shpreh: “Unë e dua shumë popullin shqiptar dhe jam i bindur që do e tejkalojë këtë situatë. Por duhen masa e reagim, shkencëtarët tuaj e pastaj pushteti lokal. Mos prisni nga politikanët vetëm, bazohuni tek fuqitë tuaja, mos e lini të harrohet. Shërbimet kopetente të marrin masa mbrojtëse, të krijojnë sisteme mbrojtëse të posaçme. Por kurrë mos harroni!”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH