Aktualitet

Tërmeti/ Manastirliu në Mamurras: Objektet e dëmtuara do rindërtohen

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Manastirliu në Mamurras: Objektet e dëmtuara do

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Mamurrasi deklaroi se janë 12 objekte shëndetësore të dëmtuara dhe sipas saj ka nisur puna për ato objekte që janë të riparueshme.

“Janë 12 objekte shëndetësore, ku përfshihen kryesisht qendra shëndetësore, të cilas janë vlerësuar me demtime serioze apo dëmtime të lehta si pasojë e tërmetit. Për dëmtimet e rikuperueshme ne kemi marrë mastat që të fillojë menjëherë puna për rehabilitimin, sikundër kemi bërë me spitalin e Durrësit, me disa shërbime në QSUT, etj, ndërsa do të përfshijmë në planin e rindërtimit objektet me dëmtime të rënda siç është qendra shëndetësore 24 orëshe e Mamurrasit apo spitali i Laçit, ku ndërkohë kemi marrë masa për të ofruar shërbimin e urgjencës në kushte optimale, në një ambient të ri”, tha Manastirliu. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH