Aktualitet

Tërmeti/ Majko: Ajo që po bën Qeveria, nuk është më e zgjuara, por...

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Majko: Ajo që po bën Qeveria, nuk është

Ministri për diasporën Pandeli Majko është shprehur disi i pakënaqur me punën e qeverisë, për mënyrën e menaxhimit të situatës me tërmetet.

“Ajo që po bën Qeveria ndoshta nuk është gjeja me e zgjuar e mundshme, por ajo po bën atë që mundet, edhe përtej mundësive financiare. Ajo që kërkohet është që palët politike të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët. Politika ka nevojë të ndryshoi pak lëkurë, nëse ka mundësi, në kushtet kur vendi është goditur nga tre tërmete në një vit”, tha Majko.

Teksa përsëriti sërish ftesën për qeverinë, Majko tha se kjo ftesë nuk është vetëm për fotografi.

“Si Parti Socialiste i kemi bërë ftesën PD-së dhe kjo nuk bëhet vetëm për të realizuar një fotografi. Është shumë e nevojshme, edhe për njerëzit e traumatizuar, me parimin që shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje. Kjo histori nuk duhet të përdorur për histori përfitimesh politike”, deklaroi Majko./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH