Globi

Tërmeti ku vdiqën mbi 1030 persona, Maroku shpall tre ditë zie kombëtare

Shkruar nga Liberale
Tërmeti ku vdiqën mbi 1030 persona, Maroku shpall tre ditë zie

Maroku ka shpallur tre ditë zie pas tërmetit tragjik që la pas mbi 1000 viktima. Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike.

Ndërtesa të shkatërruara papritur, njerëz që vrapojnë në rrugë, njerëz që gërmojnë me duar nëpër rrënoja, dhjetëra shtretër të improvizuar në shesh. Janë pamjet e videove të publikuara në Twitter menjëherë pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun

Dëmet më të mëdha u shkaktuan  në Marrakesh dhe në fshatrat në malet Atla, në zonat e thella të vendit.Numri i viktimave mund të rritet pasi shumë njerëz mendohen se janë nën rrënoja dhe po vijohet me operacionet e shpëtimit.

Shumë njerëz në qytetin e Marrakeshit kaluan natën jashtë nga frika e postgoditjeve.

Xhamia e shekullit të XII-të, Koutoubia, në Marakesh, njëra nga më të famshmet u dëmtua nga tërmeti, por nuk është e qartë se deri në çfarë shkalle, raportuan mediat marokene. Në një video të publikuar online dukej pluhur i bardhë që dilte nga minarja e saj 69 metra e lartë njihet si “çatia e Marakeshit” dhe njerëzit që bërtisnin të frikësuar se mos shembet.

Në shumë video të publikuara në rrjetet sociale duken dëmtimet e disa pjesëve të mureve të kuqe të famshme, të cilat e rrethojnë qytetin e vjetër Marakesh, një zonë e trashëgimisë botërore të UESCO-s.

Një tërmet i vitit 1960, me magnitudë 6.7 në Agadir shkaktoi vdekjen e më shumë se 12.000 njerëz.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH