Aktualitet

Tërmeti, Kosova nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Shkruar nga Liberale
Tërmeti, Kosova nesër në zi kombëtare në nderim të

Tërmeti i fuqishëm tronditi ditën sotme Shqipërinë duke lënë pas viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës, sapo është njohur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shqipëir u aka ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare.

Lidhur më këtë ngjarje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti.

Zyra për komunikim me publikun pranë presidencës në një komunikatë për media ka njoftuar se nesër do të jetë ditë zie në Kosovë. Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH