Aktualitet

Tërmeti/ Inxhinieri: I kam emrat e fajtorëve, edhe unë kam dështuar

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Inxhinieri: I kam emrat e fajtorëve, edhe unë kam

Inxhinieri Bashkim Kopliku ka treguar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos fajtorët që ndikuan në tragjedinë e madhe të tërmetit

Ai u shpreh se fajtor i gjithë kësaj “jemi ne populli shqiptar”, por edhe drejtësia që ka bërë punën e saj me lejet e ndërtimeve, duke mos lënë pas gjyqtarët për të cilat tha se i janë ankuar banorët këto ditë.

“Fajtori i asaj që ndodhi jemi ne populli shqiptar, pikë. Ne popolli shqiptar e kemi bërë kështu punën që të vdesim për fajin tonë, për fajin e shqiptarëve. Jo çdo shqiptar është fajtor, ka klasifikime të ndryshme. Unë nxjerr fajtor kryesorë drejtësinë. Edhe ne jemi pjesë e saj. Unë nuk pushoj së qenuri zv.kryeministër i këtij vendi dhe megjithatë kam dështuar, akoma ajo shtëpi është kandidat për tu bërë nga 6 kate në i rrafshuar, dhe shtëpisë time mund t’i ndodhë kjo. Kush do që pas këtij emisioni të bëjë dava me mua i kam të gjithë emrat e fajtorëve të regjistruar dhe janë në kompjuterin tim, por janë edhe në kompjuterin e një tjetri që po më humbi të mbesin. Ata gjyqtarë që janë me emër dhe mbiemër dhe janë fajtorë. Për ata e kanë me të thënë më kanë thënë banorë dje”, tha Kopliku, teksa shtoi se ka ndikuar edhe cilësia e ndërtimeve./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH