Aktualitet

Tërmeti i mbrëmshëm me magnitudë 4, sizmiologu: S'ka vend për panik

Shkruar nga Liberale
Tërmeti i mbrëmshëm me magnitudë 4, sizmiologu: S'ka

Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme, ku më e forta ishte me magnitudë 4 të shkallës Rihter, thellësi 46 kilometra dhe me epiqendër pranë Hamallajt në Durrës.

Sizmologu Llambro Duni shpjegon se pse stacione të ndryshme kanë raportuar vlera të ndryshme për te njëjtën lekundje, ndërsa apelon për t’ju referuar IGJEUM.

Epiqendra është të afërsi të Hamallajt, ne e kemi raportuar me magnitudë lokale 4. Ajo që ne bëjnë gjithmonë është magnituda lokale. Ka disa lloje magnitudash, ka magnitudë lokale që i referohet Rihterit, ka magnitudë të momentit  dhe ka edhe një magnitudë tjetër sipas valëve vëllimore. 4.5 që është raportuar, i referohet magnitudës sipas valës vëllimore. Kjo është tjetër gjë, janë njësi të ndryshme që shprehin energjinë, por shifrat tregojnë të njëjtën madhësi energjie”, thotë ai për ABC News.

Ai sqaron se lëkundje të tilla janë normale, po ashtu edhe zhvendosja e epiqendrës, pasi kemi të bëjmë me thyerje tektonike që lëvizin përgjatë kores së tokës, deri në relaksim të plotë.

Absolutisht nuk ka vend për panik, është në logjikën e kësaj dukurie. Kemi përjetuar një tërmet shumë të fuqishëm  të madhësisë 6.3 sipas magnitudës lokale, 6.4 sipas magnitudës së momentit dhe të gjitha pasgoditjet do të vinë gradualisht duke u shuar. Kjo mund të zgjasë edhe disa muaj dhe është krejt normale”, theksoi Duni./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH