Globi

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, 20 të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur

Shkruar nga Liberale

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit vdekjeprurësqë trondit Turqinë Lindore, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 1.015 të tjerë.

Tërmeti me madhësi 6.8 ballë goditi provincën lindore të Elazig në orën 20:55, koha lokale dhe me epiqendër në rrethin Sivrice.

Një person u shpëtua 12 orë pasi tërmeti goditi rajonin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të shpëtuar në shtatë, thanë burimet lokale për Agjencinë Anadolu.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca teksa konfirmoi numrin e të vdekurve, shtoi se: "Kemi afërsisht 30 banorë nën mbeturinat në Elazig. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë dhe numri i të vdekurve mund të rritet".

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se të plagosurit janë transferuar në spitale dhe objektet janë hapur për t'u shërbyer atyre që janë prekur.

"Pesë ndërtesa në Sivrice dhe 25 në rrethin Doganyol të provincës Malatya u shkatërruan", tha Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum.

Ai gjithashtu paralajmëroi banorët të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara.

AFAD tha se rreth 228 tërmete u ndjenë pas tërmetit të fuqishëm.

Gjysmëhëna e Kuqe turke njoftoi se ishte ngritur një tavolinë krize në kryeqyteti Ankara dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në zonat e goditura nga tërmeti. Kuzhinat e lëvizshme, të cilat u shërbejnë deri në 5,000 njerëzve, u dërguan në rajon.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se ushtria ishte e gatshme të nisë veprimet nëse është e nevojshme.

Tërmeti u ndje edhe në krahinat e tjera përfshirë Adana, Osmaniye, Tunceli dhe Hatay. Për më tepër, rajonet veriore të Sirisë - përfshirë Idlib, Azaz, Al-Bab, Jarabulus, Afrin dhe Tal Abyad gjithashtu ndienin dridhje.

Ky nuk është tërmeti i parë që goditi Turqinë në vitin 2020. Një tërmet me madhësi 5.4 tronditi krahinën perëndimore të Manisa të mërkurën. Dhe Ankaraja u trondit nga një tërmet me madhësi 4,5 të enjten.

Gjithsej 51 njerëz u vranë në 2010 kur një tërmet me madhësi 6.0 goditi provincën Elazig./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH