
Aktualitet
Tërmeti i fuqishëm në Greqi, Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për tërmetin e fuqishëm, që goditi sot Larisën dhe Greqinë.
Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.
“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja“, shkruan Xhaka.
Një lëkundje e magnitudës 5.9 sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), është regjistruar sot në orën 11.16 në Greqi. Epiqendra është identifikuar në afërsi të Larisës. Pak minuta më vonë, një pasgoditje e magnitudës 4.9 është regjistruar po aty.
Tags: Greqi, olta xhacka, tërmet
KOMENTO (0)