Aktualitet

Tërmeti i fortë goditi 10 qytete, flet shqiptari nga Turqia: Ishte tronditëse, ndodhesha në katin e 12 të hotelit

Shkruar nga Liberale
Tërmeti i fortë goditi 10 qytete, flet shqiptari nga Turqia: Ishte

Turqia u godit këtë mëngjes nga një tërmet i fuqishëm shkatërrimtar, i cili ka lënë pas qindra viktima e të plagosur. Shqiptari Bruno Dodi, i cili ndodhet në Adana, ka treguar momentet e vështira që përjetoi, pasi tërmeti 7.4 ballë goditi 10 qytete. Në një lidhje për Klan News, ai ka thënë  se ka qenë në katin e 12 të një hoteli dhe e kishte të pamundur të zbriste.

“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12 të një hoteli dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë. Ishte shumë tronditës”, thotë Bruno Dodi.

Sipas tij, edhe në aeroportin e këtij qyteti ka të ngjarë që të ketë pasur probleme nga lëkundjet sizmike.

Qyteti Adana është një nga të prekurit e tërmetit në Turqi, ku janë rrëzuar edhe pallate.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH