Aktualitet

Epiqendra në Librazhd, ja pse u ndjenë lëkundje të forta tërmeti në disa qytete

Shkruar nga Liberale

Raportohet se lëkundjet sizmike janë ndier në disa qytete të vendit si Tiranë, Elbasan dhe Librazhd.

Sipas Institutit të Gjeo-shkencës, Energjisë, Ujrave dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit ishte në Librazhd-qendër, një fshat dy km larg qytetit. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm 6 km, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin në Elbasan, madje deri në Tiranë. Por edhe magnituda, paraprakisht nga 3.5 në 3.8 ka qenë i një intensiteti të lartë.

Edhe Instituti Sizmologjik serb ka regjistruar tërmetin

Tërmeti që lëkundi vendin fatmirësisht zgjati vetëm pak sekonda.

Tërmeti në Librazhd ra vetëm pak minuta, pasi dy lëkundje tërmeti u ndjenë në Itali

Mediat italiane raportuan se dy tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë në Itali, në zonën e Forlì.

Lëkundjet u ndjenë në pak minuta në të gjithë provincën.

Sipas një vlerësimi të përkohshëm nga Ingv, tërmeti i parë kishte një intensitet midis 2.8 dhe 3.3, kurse i dyti ishte edhe më i fortë midis 2.8 dhe 3.4.

Italia është goditur nga një valë tërmetesh gjatë ditëve të fundit, por fatmirësisht nuk kanë qenë aq të forta, të  shkaktojnë viktima, apo dëme materiale. /Liberale.al/ 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH