Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Tërmeti, frikë dhe zi

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Tërmeti, frikë dhe zi

21 të vdekur, 600 të plagosur, mijëra në qiell të hapur , operacione të vështira shpëtimi  në kërkim të të mbijetuarave dhe 41 njerëz të nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Bilanci i natës më të keqe për kombin, siç do të thoshte kryeministri Rama, la pas frikë, zi dhe panikun e shqiptarëve për pasgoditje.

Në orën  katër  pa pesë  minuta  shqiptarët u zgjuan nga lëkundjet e forta të një tërmeti të magnitudës 6.4 të shkallës Rihter.

Të tjerë nuk mundën të zgjohen nën rrënojat e banesave. Të tjerë vuajtën agoninë për orë të tëra, në thirrje për ndihmë, të zhytur nën gërmadhat e atyre që ishin një natë më parë shtëpitë ku jetonin prej vitesh, hotelet ku bujtën buzë detit...

Për më tepër lexoni sot Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH