
1
Tërmeti/ Evi Reçi kujton 7 personat e afërm që humbi tragjikisht

Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm nga tërmeti i 26 nëntorit, që la pas shumë viktima, të plagosur dhe shtëpi të shkatërruara.
Sot një vit pas tragjedisë Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në Instagram. Këngëtarja dhe moderatorja ka publikuar një foto të tyre dhe shkruan se i kanë munguar shumë.
“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”, shkruan Evi.
Nën rrënoja humbi jetën familja e xhaxhait të Evit, mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.
KOMENTO (0)