Showbiz

Tërmeti/ Ermal Meta do të ndërtojë shtëpinë e familjes Alla

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Ermal Meta do të ndërtojë shtëpinë e

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, që jeton në Itali kavendosur të sjellë kontributin e tij për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se bashkohet me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre.

Ai thotë se do të ndihmojë në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, teksa iu bën thirrje shqiptarëve të tjerë të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, shprehet Ermal Meta./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1107905,1107906,1107904,1107907"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH