Aktualitet

Tërmeti/ Basha në Krujë: Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim...

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Basha në Krujë: Asnjë ndihmë, asnjë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se ka qenë në Krujë, ku ka takuar disa familje që sipas tij kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar.

"Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar.

Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti", shkruan Basha në Facebook.

Postimi i Lulzim Bashës:

Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar.

Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti.

Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë.

Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.

Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara. /Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1108723,1108719,1108720,1108721,1108722,1108728,1108727,1108726,1108725,1108724,1108729,1108730,1108731,1108732,1108733,1108734,1108735,1108736,1108737,1108738"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH