Aktualitet

Tërmeti/ Banorët nxirren nga hotelet, ende pa marrë bonusin e qirasë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Banorët nxirren nga hotelet, ende pa marrë bonusin e

Dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa gjendja e emergjencës mbetet në fuqi deri më 31 mars, për Lezhën, Durrësin e Tiranën, ende nuk ka gjetur zgjidhje problemi i strehimit të qytetarëve, shtëpitë e të cilëve morën dëmtime të mëdha, duke i kthyer në të pabanueshme.

Në disa prej hoteleve ku janë strehuar këta banorë, janë shpërndarë njoftime për t'u larguar nga ambientet e hoteleve, edhe pse sipas një urdhri të mëparshëm, banorët e prekur nga tërmeti duhet të qëndronin në hotele pa afat, deri në sigurimin e një banese me qira përmes bonusit të siguruar nga bashkitë, siç tha një ditë më parë Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku.

Në disa hotele, veçanërisht në Shëngjin, banorëve, kryesisht të zonës së Thumanës, u kanë thënë se mund të qëndrojnë në hotele deri më 31 janar, megjithatë, situata mbetet kaotike.

Një banore e Thumanës e shpërngulur në Shëngjin pas tërmetit të 26 nëntorit ka rrëfyer për Report Tv se i kanë dhënë afat deri në fund të muajit për të qëndruar në hotel, ndërsa ende nuk ka arritur të gjejë një banesë të re.

"Nuk kemi marrë akoma bonus qiraje. Banesat na e i mbajnë shumë shtrenjtë. Unë kam pas qëndruar me qira këtu. Na kanë thënë që deri në fund do rrimë në hotel. Pronari na ka thënë mund të qëndroni deri në fund të marsit. Goca studion në Shëngjin. Erdha për të parë këtu pas tërmetit që ra mbrëmë. Hajdutët na kanë marrë mobiliet që kemi pasur brenda. Ne nuk ka merr gjumi atje pa i kujtuar viktimat. Në hotel na kanë trajtuar shumë mirë. Edhe psikologia na ka ardhur atje. Na ka takuar", tregon banorja.

Një tjetër banore e Thumanës, Sejdie Ruka është strehuar në hotel "Rafaelo" në zonën e Shëngjinit. Por sot asaj dhe banorëve të strehuar në hotel, iu është dhënë një njoftim nga recepsioni se duhet të dalin nga hoteli. Njoftimi sipas saj është dhënë nga Bashkia e Krujës.

"Njoftim për të dalë të gjithë banorët nga bashkia e Krujë, për të dalë të gjithë banorët e Thumanës nga hoteli. Më nuk di nëna cfarë të thotë. Kemi paguar makinën kemi ardhur, i dhash një sasi lekësh e nuk kisha më me vete. Tani bëni ç'bëni vet, nëna nuk ka më takat, mendoni si për nënat tuaja. Kanë dalë të gjitha familjet e Thumanës që ishin atje. Apeli është të na gjejnë një strehim me fut kokën të paktën, nuk dimë ku të shkojmë. Lekë për të paguar qiratë nuk kemi, se qiraja është shumë shtrenjtë", ka thënë ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH