Aktualitet

Tërmeti/ Banesat u dëmtuan, banorët e Vorës paralajmërojnë protestë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Banesat u dëmtuan, banorët e Vorës

Një pjesë e banorëve të Vorës, që prej datës 26 nëntor, kur Shqipëria u godit nga tërmeti tragjik, janë jashtë pa një strehë mbi kokë.

Banesat e tyre, kryesisht pallatet e ndërtuar para viteve ’90 janë t dëmtuara. 15 pallate janë shënjuar me bojë të kuqe nga punonjësit e bashkisë një ditë pas tërmetit. Mesatarisht pallatet janë 5 katësh dhe me një llogari të përafërt në to jetojnë përafërsisht 500 familje.

Banorët se deri më tani institucionet vendore dhe qeveria ka heshtur, kjo ka bërë që ata të paralajmërojnë se do të dalin në protestë. Kërkesa e parë dhe e vetme që kanë është ardhja e një grupi ekspertësh nga Tirana që të vlerësojë nëse apartamentet e tyre janë të qëndrueshme ose jo.

Të vetmit ekspertë që janë parë në zonë nga banorët ka qenë ekipi i inxhinierëve rumunë, por se edhe ata të pa pajisur me aparatura. Shumica thonë se i kanë braktisur çadrat, ku shteti i vendosi menjëherë pas tërmetit, pasi sipas tyre në to nuk mund të jetohet më shumë se një javë ndërsa bonusi i qerasë nuk është lëvruar ende.

Ndërkohë, netët e ftohta po i kalojnë sa te miqtë, te të afërmit, në shtëpi me qira tejet të kripura e të tjerët në makina.

Të tjerë banorë pohojnë se kanë takuar kreun e institutit të ndërtimit që sipas tyre vetëm sa i ka parë me sy disa hyrje pallati që më pas i ka cilësuar të banueshme. Dëmtimi i pallateve në Vorë u vu re që me tërmetin e parë atë 21 shtatorit, por shteti heshti dhe askush nuk vuri dorë për riparimin e dëmeve që u shumëfishuan me tërmetin e dytë.

Sytë i kanë nga shteti dhe pse vetë pohojnë se shteti i ka braktisur. Banorët e Vorës deklarojnë se përveç protestës, ata do të bllokojnë dhe rrugën nacionale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH