Aktualitet

Tërmeti 5 ballë, sizmologu: Asnjë arsye për panik në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Tërmeti 5 ballë, sizmologu: Asnjë arsye për panik në

Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur për situatën me tërmetet në vend, ku i fundit që goditi vendin ishte me magnitudë 5 ballë.

Ormeni ka deklaruar se pasgoditjet janë normale dhe do të vijojnë, duke marrë shembullin e tërmetit të shtatorit, ku pasgoditjet vazhduan për një muaj e gjysmë.

Nuk ka asnjë arsye në Tiranë për panik, jemi në distancë nga Durrësi, që do të thotë se goditja në Tiranë vjen një deri një shkallë e gjysmë më e ulët, nuk ka arsye të ketë panik. Nuk sjell shembje ndërtesash një pasgoditje me këtë magnitudë. Njerëzit nuk duhet të krijohet panik, në Tiranë nuk ka asnjë arsye, goditja vjen shumë më ulët”, ka thënë ai.

Sizmologu ka thënë më tej se nuk mund të jepen përcaktime për kohën e vazhdimit të lëkundjeve.

Nuk mund të përcaktosh se sa do të zgjasë. Pasgoditje të këtij niveli do të ketë, të tjera me të vogla, janë normale. Kujtojmë se në shtator vazhduan deri në 1 muaj e gjysmë”, ka thënë më tej ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH