Globi

Tërmete të fuqishëm në Iran, raportohen 5 viktima

Shkruar nga Liberale
Tërmete të fuqishëm në Iran, raportohen 5 viktima

Një seri tërmetesh kanë tronditur Iranin, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona si dhe janë shkatërruar dhjetra ndërtesa.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se, tërmetet, duke përfshirë dy me magnitudë 6.0, goditën në perëndim të qytetit port të madh të Bandar Abbas në provincën Hormozgan.

Guvernatori i Hormozganit, Mehdi Dousti tha se, shumica e dëmeve kanë ndodhur në fshatin Sayeh Khosh, afër epiqendrës.

Televizioni shtetëror tha se 49 persona u plagosën dhe shfaqi pamjet e ndërtesave të banimit të kthyera në rrënoja në Sayeh Khosh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH