Aktualitet

Tërmet në juglindje të Shqipërisë, lëkundjet ndihen edhe në Greqi (epiqendra dhe madhësia)

Shkruar nga Liberale

Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në juglindje të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 20 KM larg qytetit të Ersekës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin fqinj, Greqi.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.5 ballë e shkallës Rihter, ndërkohë që thellësia e tij është konstatuar në 7 km sipas institutit të GjeoShkencave. Cekëtia i ka bërë edhe më të ndjeshme lëkundjet.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e lëkundjeve sizmike nuk ka pasur as persona të lënduar, por as dhe dëme materiale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH