Aktualitet

Foto/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, raportohet për 44 viktima

Shkruar nga Liberale

44 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fortë në Indonezi, sipas "The Times of India"

Ndërsa, Reuters duke cituar një zyrtar lokal raporton se, tërmeti me magnitudë 5.6 ballë tronditi provincën Java Perëndimore të Indonezisë.

"Herman Suherman, një zyrtar qeveritar nga Cianjur, qyteti në Java perëndimore ku ndodhej epiqendra e tërmetit, i tha kanalit të lajmeve MetroTV se deri në 20 njerëz kishin vdekur dhe 300 të tjerë u plagosën.", shkruan Reuters.

Ai shtoi se numri i të vdekurve mund të rritet në vijim. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH