Globi

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 26 të vdekur deri tani

Shkruar nga Liberale
Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 26 të vdekur deri tani

Afganistani është goditur nga një tërmet i fuqishëm ditën e sotme ku kanë humbur jetën 26 persona. Lëkundjet e forta janë regjistruar në rajonin Qaddis dhe magnitude e saj ishte 5.3 ballë e shkallës rihter.Screenshot_8-10

“Pesë gra dhe katër fëmijë janë në mesin e 26 personave të vrarë në tërmet”, njoftuan nga autoritetet. Po ashtu, ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për personat që ndodhen nën rrënoja. Tërmeti gjithashtu shkaktoi dëme te banorët e rrethit Muqr në provincë.

Afganistani është tashmë në kontrollin e një fatkeqësie humanitare, e përkeqësuar nga pushtimi i vendit nga talibanët në gusht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH