Aktualitet

Tërmet i fortë në Firenze/ Panik tek banorët, braktisen banesat

Shkruar nga Liberale
Tërmet i fortë në Firenze/ Panik tek banorët, braktisen

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar në  Scarperia San Piero, në provincën e Firences, në Mugello.

Tërmeti është regjistruar në orën 4:37 të natës, ndërsa banorët dolën të alarmuar pas tërmetit.

Tronditja me madhësi 4,5 ishte me të vërtetë e frikshme,” tha kryetari i Skarperia San Piero, Federico Ignesti.

Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur.

Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesa të dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

Shumë njerëz u larguan nga shtëpitë pas tërmetit që u pasua me pasgoditje të shumta, ndërkohë që shumë të tjerë kanë ndenjur në makina, së bashku me fëmijët. Shumë thirrje ka pasur për zjarrfikëset dhe ambulancat./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH