Aktualitet

“Tërhiquni nga anti-shpifja”, Rama i përgjigjet Këshillit të Europës

Shkruar nga Liberale
“Tërhiquni nga anti-shpifja”, Rama i përgjigjet

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach dje shprehu shqetësimin e tij në lidhje paketën anti-shpifje duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të heqë dorë nga kjo nismë dhe ndërhyrjet të bëhen sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Një ditë më pas ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë sot për “DW” tha se do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohej në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj i cili është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve në Europë, ne nuk do ta lëmë”, u shpreh kryeministri.

Raporti sugjeronte se është e dobishme të rishikohet metoda e zgjedhjes së AMA-s dhe anëtarëve të këshillit të Ankesave. “Këto organe të kanë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, të përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe të gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe kontrollin e korporatave. Ligji ka paqartësi dhe ka të ngjarë të ketë një efekt frenues, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik”, thuhej në raportin e 19 qershorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH